Lajme Zone
Plagosja me armë zjarri në Korçë, identifikohet autori, i afërm me të plagosurin (EMRI)
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja me armë zjarri në Korçë, identifikohet autori, i afërm me të plagosurin (EMRI)

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Korçë. I plagosuri është identifikuar me inicialet Dh. Sh. dhe, sipas të dhënave paraprake, ka marrë një plumb në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Korçë. I plagosuri është identifikuar me inicialet Dh. Sh. dhe, sipas të dhënave paraprake, ka marrë një plumb në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Nikolin Tarusha, i afërm i të plagosurit. Sipas burimeve nga policia, dy personat kanë qenë duke udhëtuar së bashku në një automjet, kur për motive ende të paqarta, Tarusha ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj të afërmit të tij, duke e plagosur në këmbë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për dokumentimin e saj dhe përcaktimin e përgjegjësive. Njoftimi i policisë Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 4, dyshohet se shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin Dh. Sh., 38 vjeç, për motive të dobëta. 38-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.