Lajme Zone
Digjet një Audi A8 në rrugën e bypass-it pranë Radhimës (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Digjet një Audi A8 në rrugën e bypass-it pranë Radhimës (VIDEO)

Një automjet tip Audi A8 është përfshirë nga flakët në rrugën e bypass-it, në afërsi të Radhimës.

Një automjet tip Audi A8 është përfshirë nga flakët në rrugën e bypass-it, në afërsi të Radhimës. Siç shihet edhe nga pamjet, automjeti është djegur plotësisht. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të dëmtuar. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen nga hetimet.