Lajme Zone
Përfshihet nga flakët një anije në portin e Shëngjinit
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihet nga flakët një anije në portin e Shëngjinit

Një anije është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Portin e Shëngjinit.

Një anije është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Portin e Shëngjinit.

Menjëherë pas njoftimit, drejt portit janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërsa edhe punonjësit e portit janë angazhuar për neutralizimin e zjarrit.

Ndërkohë, burime pranë JOQ Albania bëjnë me dije se dyshohet që zjarri të ketë përfshirë një automjet që ndodhej në bordin e anijes. Ky informacion, megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe mbetet në kuadër të dyshimeve paraprake.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar nga ngjarja.

Pritet që ndërhyrja e zjarrfikësve dhe verifikimet në terren të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e incidentit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)