Lajme Zone
Deputetja bukuroshe e Elbasanit Sara Mila emërohet ministre Photoshopi
PolitikëJOQ Albania

Deputetja bukuroshe e Elbasanit Sara Mila emërohet ministre Photoshopi

Burime të sigurta konfirmojnë se deputetja e Elbasanit, Sara Mila, ka shënuar një rekord të ri kombëtar në artin e retushimit dixhital dhe manipulimit të imazhit.

Burime të sigurta konfirmojnë se deputetja e Elbasanit, Sara Mila, ka shënuar një rekord të ri kombëtar në artin e retushimit dixhital dhe manipulimit të imazhit.

Pas një rënieje dramatike në peshë dhe një fiksimi të paprecedentë pas pasqyrës, Mila duket se e ka gjetur më në fund veten te "Fakulteti i Elbasanit" për përpunimin e fotografive.

Sipas dëshmive nga terreni, talenti i saj prej kuratoreje nuk ka rënë nga qielli. Ajo është aftësuar dhe specializuar intensivisht për këtë detyrë gjatë kohës së kaluar afër "votuesve të saj besnikë" në burgun e Elbasanit.

Ekspertët e Photoshop-it konfirmojnë se flokët e shtuara në fotot e fundit janë rezultat i një teknike të avancuar, për të krijuar volumin e dëshiruar pas ozempicut.

Ministrja premton se çdo qytetar do të duket 10 kilogramë më i dobët dhe me dyfishin e flokëve në programin e saj të ardhshëm elektoral.