Lajme Zone
Plagosja me armë në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja me armë në Lezhë/ Kamerat e sigurisë zbardhin konfliktin, autorët u larguan me makinë, shpallen në kërkim

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si të dyshuar për plagosjen e ndodhur një ditë më parë pranë një servisi automjetesh.

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si të dyshuar për plagosjen e ndodhur një ditë më parë pranë një servisi automjetesh. Gjergj dhe Seldo Voci dyshohet se janë autorët e plagosjes së Daniel Pikuli, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në bark pas një konflikti mes palëve.

Burime bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e konfliktit, ku tre personat dyshohet se janë përfshirë fillimisht në një përplasje fizike. Më pas, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ndaj Pikulit duke e lënë të plagosur.

Pas ngjarjes, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet tip Volkswagen. Policia ka mundur t’i gjurmojë lëvizjet e mjetit deri në Shënkoll të Lezhës, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës Lezhë-Laç, me qëllim dokumentimin e itinerarit të ndjekur pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, Daniel Pikuli vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ende të paqëndrueshme, nuk ka dhënë deklarimin e tij para grupit hetimor.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të shpallur në kërkim. Top Channel