Lajme Zone
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas një konflikti me njerkun e tij.

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas një konflikti me njerkun e tij. Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari Niko Baka ndodhej në banesën e bashkëjetueses së tij, ku ishte organizuar një darkë familjare. Në tavolinë ndodheshin edhe djali 18-vjeçar i bashkëjetueses, xhaxhai i tij, si edhe persona të tjerë. Sipas të njëjtave burime, gjatë konsumimit të alkoolit ka nisur një debat, i cili ka degraduar në dhunë. Në kulmin e konfliktit, 37-vjeçari dyshohet se ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur 18-vjeçarin në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku mori ndihmën mjekësore, ndërsa shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit familjar. 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)