Lajme Zone
Plagosi të riun në Lezhë me armë zjarri 3 muaj më parë dhe i vodhi automjetin, arrestohet në Rinas 47-vjeçari! Po tentonte të largohej nga Shqipëria
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosi të riun në Lezhë me armë zjarri 3 muaj më parë dhe i vodhi automjetin, arrestohet në Rinas 47-vjeçari! Po tentonte të largohej nga Shqipëria

Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

47-vjeçari Klodian Ndoj ka rënë në prangat e Policisë, pasi 3 muaj më parë, në fshatin Sanxhak të Lezhës, plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar dhe i vodhi automjetin. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai u arrestua në tentativë për të dalë jashtë Shqipërisë, në aeroportin e Rinasit. LEXO edhe...Nesër 155-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, banorët krijojnë 'Itinerarin Fishtjan' prej 8 km me poezitë dhe thëniet e veprave të tij Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Lezhë-Plagosi me armë zjarri, një 22-vjeçar 3 muaj më parë, në Sanxhak, dhe i vodhi automjetin, kapet në tentativë për të dalë jashtë shtetit, 47-vjeçari. Si rezultat i koordinimit operacional dhe informativ, ndërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Rinas, u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim, K. N., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak. Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi K. N. akuzohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin V. P., 22 vjeç, të cilit edhe i ka vjedhur automjetin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. R.Xh/ReportTv.al Lezhe rinas arrestim plagosje vjedhje Klodian Ndoj Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11920 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?