Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, për djegien e një automjeti. Ngjarja u regjistrua një muaj më parë në lagjen “1 Maji” të Vlorës rreth orës 01:20. Fillimisht djegia u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por hetimet nxorën në dritë se makina ishte djegur qëllimisht. LEXO edhe...Ndotja në Gjirin e Vlorës, mbetjet pushtojnë vijën bregdetare nga Jonufra në Orikum (VIDEO) Sipas bluve Roland Kadriaj, 33 vjeç ka porositur Taulant Kalaj, 36 vjeç që të djeg makinën e 50-vjeçares Silvana Nikaj - drejtoreshë shkolle. Edhe nga video e publikuar shihet momenti kur 36-vjeçari i dyshuar i veshur me të kuqe i vendos flakën makinës e cila është e parkuar dhe më pas largohet me vrap. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryra në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetases S. N., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Order”. Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por nga veprimet intensive hetimore u zbulua se automjeti ishte djegur qëllimisht. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe T. K., 36 vjeç, të banues në Vlorë, pasi dyshohet se shtetasi R. K. ka porositur shtetasin T. K., për djegien e automjetit në pronësi të shtetases S. N., 50 vjeçe, banuese në Vlorë. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim. Lajm në përditësim… ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Taulant Kalaj Roland Kadriaj Silvana Nikaj makine e djegur Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11920 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
