Zbardhet djegia e një automjeti në lagjen “1 Maji” të Vlorës, ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë dhe e dyshuar fillimisht si aksidentale. Në kuadër të operacionit të koduar “Order”, policia ka arrestuar dy persona, të dyshuar si porositësi dhe autori i djegies së automjetit.
Në pranga kanë rënë dy shtetas., 33 vjeç, dhe, 36 vjeç, të dy banues në Vlorë. Sipas hetimeve, 33-vjeçari dyshohet se ka porositur 36-vjeçarin për të djegur automjetin në pronësi të një 50-vjeçareje, banuese në qytetin e Vlorës.
Ngjarja është regjistruar më 22 shtator 2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji”. Fillimisht, djegia e automjetit u raportua si aksidentale, për shkak të një defekti teknik në motor. Megjithatë, veprimet hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, zbuluan se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht. Pas identifikimit të dy personave të dyshuar, u organizua dhe u finalizua operacioni policor “Order”, duke çuar në arrestimin e tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet

