Lajme Zone
Plagosi me armë zjarri një person dhe i vodhi automjetin/ Vihet në pranga 47-vjeçari (EMRI)
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosi me armë zjarri një person dhe i vodhi automjetin/ Vihet në pranga 47-vjeçari (EMRI)

Klodian Ndoj, 47 vjeç, i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij në Sanxhak, është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Ndalimi i tij u bë falë koordinimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.

Sipas policisë, ngjarja për të cilën akuzohet 47-vjeçari ka ndodhur në muajin korrik, në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 22-vjeçarin të cilit më pas i ka vjedhur edhe automjetin. Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës i ka caktuar Ndojt masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet