Lajme Zone
Plagosi 29-vjeçarin në këmbë pas konfliktit në Krumë, vetëdorëzohet i dyshuari! Shkon në polici me pistoletën, i gjendet edhe kallashnikov e antiplumb
PolitikëReport TV

Plagosi 29-vjeçarin në këmbë pas konfliktit në Krumë, vetëdorëzohet i dyshuari! Shkon në polici me pistoletën, i gjendet edhe kallashnikov e antiplumb

30 vjeçari, ishte shpallur në kërkim pas plagosjes së një personi një ditë më parë. Pas negociatave me familjarët u vetëdorëzua në Policinë e Kukësit, ndërsa gjatë kontrolleve iu gjetën edhe armë e municione.

Një ditë pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri një 29-vjeçar në Krumë dhe u largua nga vendngjarja, F.D., rreth 30 vjeç, është vetëdorëzuar në Policinë e Kukësit. Ai është paraqitur së bashku me pistoletën që dyshohet se përdori gjatë plagosjes, ndërsa gjatë kontrolleve policia i ka gjetur edhe një kallashnikov, antiplumb, dylbi dhe municion luftarak. Ngjarja për të cilën akuzohet 30-vjeçari ndodhi pasditen e 8 shtatorit, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës. LEXO edhe...Punonjësi i bashkisë në Tropojë ndërroi jetë pasi e zuri korrenti, arrestohet drejtori i shërbimeve publike dhe drejtuesi teknik i punimeve (EMRAT) Sipas policisë, F.D. dhe 29-vjeçari me inicialet J.A., të dy banues në Krumë, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, 30-vjeçari dyshohet se ka përdorur armën, duke qëlluar J.A. në këmbë. Pas të shtënave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 29-vjeçari i plagosur ka marrë ndihmë mjekësore. Policia njofton se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, F.D. u shpall në kërkim dhe shërbimet e policisë nisën punën për kapjen e tij. Kërkimet vijuan deri sot, kur, sipas DVP Kukës, pas negociatave me familjarët, 30-vjeçari vendosi të vetëdorëzohej. F.D. u paraqit në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës së bashku me një pistoletë, e cila dyshohet se është arma e përdorur për plagosjen e 29-vjeçarit. Pistoleta është sekuestruar si provë materiale. Por gjatë kontrolleve të mëtejshme në automjetin dhe banesën e 30-vjeçarit, policia gjeti edhe sende të tjera. Konkretisht, u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak. Pas vetëdorëzimit, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, arrestuan F.D. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al krume Kukes Has arme zjarri Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 2643 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?