Lajme Zone
Plagosi 29-vjeçarin në Has, vetëdorëzohet autori/ Në banesë i gjendet armë dhe municion luftarak
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Plagosi 29-vjeçarin në Has, vetëdorëzohet autori/ Në banesë i gjendet armë dhe municion luftarak

Është vetedorëzuar në polici, autori i plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ditën e martë në Krumë të Hasit.

Është vetedorëzuar në polici, autori i plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit, ditën e martë në Krumë të Hasit.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i punës së pandërprerë të Policisë dhe negociatave me familjarët e tij, autori është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, së bashku me armën e zjarrit, e dyshuar si arma e përdorur në kryerjen e plagosjes, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak.

Veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet has