Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, pas një konflikti me një 65-vjeçar. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës, ku 65-vjeçari, i identifikuar me inicialet N.H., dyshohet se ka goditur me mjet prerës 60-vjeçarin pas një konflikti të çastit mes tyre. Si pasojë e goditjes, i plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në zonën e qafës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur kapjen e të dyshuarit. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për arrestimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
