Përplasja mes protestuesve dhe policisë Dy ministrat po prezantojnë gjetjet e raportit mbi vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Ka nisur protesta para godinës së Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, Albert Sylaj. Protestuesit kërkojnë të hyjnë në godinë për të ndjekur konferencën e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Policia nuk i ka lejuar, çka ka shkaktuar tensionet dhe përplasjet e para mes protestuesve dhe efektivëve.
Dy ministrat po prezantojnë gjetjet e raportit mbi vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se institucionet përgjegjëse kishin informacione për rrezikun ndaj jetës së saj, por dokumentacioni i mbledhur deri tani evidenton mangësi serioze dhe vonesa në trajtimin e rastit.
Gërvalla bëri të ditur se kryeministrit i është dorëzuar raporti i Zyrës së Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore, i cili shqyrton veprimet institucionale nga denoncimi i parë i viktimës, më 10 korrik 2026, deri në vrasjen e saj më 25 tetor.
Sipas ministres, raporti nuk është ende i plotë, pasi institucionet përkatëse nuk kanë dorëzuar të gjitha dokumentet dhe sqarimet e kërkuara.
“Presim dokumentacion dhe sqarime shtesë. Deri më tani, dokumentacioni nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa. Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, deklaroi Gërvalla.
Nga të dhënat që prezantoi ministrja rezulton se më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte denoncuar në polici dhunën fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti. Ajo kishte raportuar gjithashtu kërcënimet ndaj saj dhe faktin se bashkëshorti posedonte një armë me leje.
Zekaj kishte deklaruar se bashkëshorti dhe familjarët e tij nuk e lejonin të hynte në banesë, megjithëse ajo ishte bashkëpronare e pronës.
Më 7 shtator, viktima iu drejtua Gjykatës Themelore në Pejë, ku kërkoi mbrojtje emergjente. Po atë ditë, sipas Gërvallës, ajo i dërgoi gjykatës edhe një mesazh ku shprehte frikën për jetën e saj.
Kjo kronologji tregon se institucionet kishin marrë denoncime dhe kërkesa për mbrojtje më shumë se një muaj përpara vrasjes.vrasja e arlinda zekaj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen 11 zyrtarë policie 29 Tetor 2026, 15:5315:53Kosova Vrasja e Arlinda Zekajt trondit drejtësinë në Kosovë, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes 29 Tetor 2026, 14:4014:40Kosova "S'jam i detyruar të merrem me ty"/ Zbardhet biseda mes Arlinda Zekajt me policit: Unë do vritem! 29 Tetor 2026, 14:2214:22Kosova Vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit: Duam drejtësi! 29 Tetor 2026, 14:0214:02Kosova “Do të vras, nuk do ta shohësh djalin sa të jem gjallë”/ Zbardhen bisedat e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin 29 Tetor 2026, 13:3813:38Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj Albert Sylajt, zbulohet kronologjia e vrasjes së Arlinda Zekajt 28 Tetor 2026, 22:3322:33Kosova

