Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pjesë e dosjes ‘Balluku’, ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli paraqitet me avokatin në SPAK! Pritet t’i komunikohen të tjera akuza (VIDEO)


Për tenderin e tunelit të Llogarasë, përvec Gjylit dhe Elezit SPAK ka marrë të pandehur edhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Evis Berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, të cilët në bashkëpunim me Ballukun paracaktuan fituesin e tenderit duke ua dhënë turqve, të cilët e fituan për 170 mln euro pa TVSH.

Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, bashkë me avokatin e tij. Pritet që SPAK t’i komunikojë Gjylit akuzat e tjera që rëndojnë mbi të. Gjyli akuzohet nga SPAK për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe ndaj tij me kërkesë të SPAK, Gjykata vendosi ‘arrest shtëpie’. Por më pas, për shkak të tejkalimit të afateve, GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’. Masa e sigurisë i është caktuar vetëm për tunelin e Llogarasë (në të njëjtën dosje është e pandehur edhe ish-numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku). Gjatë këtij prokurimi ai ka qenë drejtor i Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar. LEXO EDHE:Nga Balluku, te Tahiri, Beqaj e Koka, Berisha nxjerr fotot dhe i përgjigjet Ramës pas listës së protestuesve me precedent penal: Ja ministrat e tu të dënuar! (VIDEO) Për ketë tender, përvec Gjylit dhe Elezit SPAK ka marrë të pandehur edhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Evis Berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, të cilët në bashkëpunim me Ballukun paracaktuan fituesin e tenderit duke ua dhënë turqve, të cilët e fituan për 170 mln euro pa TVSH. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: ARRSH detyrim paraqitje tendera tuneli i llogarase spak gentian gjyli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12266 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?