Lajme Zone
PISA 2025, Shqipëria lë pas vendet e rajonit në shkencë dhe matematikë, rritje të fortë edhe në lexim
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

PISA 2025, Shqipëria lë pas vendet e rajonit në shkencë dhe matematikë, rritje të fortë edhe në lexim

Shqipëria renditet e para në rajon në shkencë, duke lënë pas Serbinë, Greqinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në matematikë ndan vendin e parë me Malin e Zi.

Nxënësit shqiptarë kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm në testin ndërkombëtar PISA 2025, me rritje në të tre fushat e vlerësimit. Krahasuar me vitin 2022, Shqipëria ka fituar 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim, ndërsa renditet e para në rajon në shkencë dhe ndan vendin e parë me Malin e Zi në matematikë. Rezultatet u bënë publike në Bratislavë, gjatë konferencës së ministrave të Arsimit të vendeve të OECD. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha se Shqipëria ka shënuar rritje të konsiderueshme në të tre testet e PISA-s. Sipas saj, Shqipëria renditet e para në rajon në shkencë, duke lënë pas Serbinë, Greqinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në matematikë ndan vendin e parë me Malin e Zi. LEXO edhe...Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO) “Nga Bratislava ku është mbledhur ministeriali i vendeve të OECD për të publikuar rezultatet e testit të fundit PISA 2025, kam kënaqësinë të ndaj një lajm të mirë, ku Shqipëria në të tre testet që bëhen nga PISA - leximi, shkencat dhe matematika, ka rritje të konsiderueshme. Në testin e matematikës Shqipëria është rritur me 65 pikë, në shkencë me 59 pikë dhe në lexim me 50 pikë. Kemi rritje krahasuar jo vetëm me vitin 2022, por edhe në rajon, ku Shqipëria është në rezultatet më të larta. Konkretisht në matematikë dhe shkencë Shqipëria ka nivelin më të të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këta tregues pasqyrojnë progresin që Shqipëria ka bërë në një fushë siç është arsimi dhe nuk është thjesht krenari historike, por sidomos ambicie dhe qëllim për të ecur përpara. Nuk është e rëndësishme se cilit vend ia kemi kaluar, por të kuptojmë se si PISA na ndihmon të rrisim performancën e mësuesve tanë dhe se si nxënësit të rrisin aftësitë e tyre”, u shpreh ministrja. U.D/ReportTv.al Arsimi i larte Bratislavë OECD PISA Mirela Kumbaro Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 1617 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?