Lajme Zone
Piro Vengu: Vandalizmi nuk i shërben asnjë kauze
PolitikëEuronews Albania

Piro Vengu: Vandalizmi nuk i shërben asnjë kauze

Ish-ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka reaguar pas akteve të dhunës të shënuara për të dytën ditë radhazi në protestën para Ministrisë së Arsimit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka reaguar pas akteve të dhunës të shënuara për të dytën ditë radhazi në protestën para Ministrisë së Arsimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu shprehet se studentët kanë të drejtën të protestojnë dhe të shprehin shqetësimet e tyre, por thekson se dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë asnjë kauze. “Unë besoj se Shqipëria është e bekuar me të rinjtë që ka. Studentët e duan Shqipërinë, e duan atdheun. Nuk e djegin!”, shkruan Vengu. Ai thekson se të rinjtë nuk kanë nevojë për përfaqësues politikë që t’u diktojnë qëndrimet, duke nënvizuar se studentët kanë zërin, arsyet dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por edhe për të zgjedhur të mos marrin pjesë në protesta. Sipas ish-ministrit, shqetësimet dhe aspiratat e studentëve meritojnë të dëgjohen, ndërsa zemërimi dhe pakënaqësia nuk mund të justifikojnë aktet e dhunës. “Zemërimi dhe pakënaqësia nuk i përligjin. Ata që ushtrojnë dhunë verbërisht e pastaj fshihen pas studentëve, po e përdorin kauzën e tyre”, shprehet ai. Vengu ka kritikuar gjithashtu pedagogët që, sipas tij, kërcënojnë me ulje notash studentët që nuk marrin pjesë në protesta, si dhe deputetët që përpiqen të përfitojnë politikisht nga shqetësimet e të rinjve.