Lajme Zone
Pirja e duhanit/ OBSH: Përdorimi i lartë, problem për Europën
BotëCNA

Pirja e duhanit/ OBSH: Përdorimi i lartë, problem për Europën

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH-ja me anë të 1 raporti ka deklaruar se çdo pjesë e botës po përmbush objektivat globale për uljen e përdorimit të duhanit nga gratë. Përjashtim bëjnë Europa dhe Azia Qendrore. Përdorimi i duhanit po bie më shpejt tek burrat, të cilët kanë nivele më të larta të pirjes së duhanit në përgjithësi, sipas analizës së OBSH-së për Evropën. Tek gratë, përdorimi i du

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH-ja me anë të 1 raporti ka deklaruar se çdo pjesë e botës po përmbush objektivat globale për uljen e përdorimit të duhanit nga gratë.

Përjashtim bëjnë Europa dhe Azia Qendrore.

Përdorimi i duhanit po bie më shpejt tek burrat, të cilët kanë nivele më të larta të pirjes së duhanit në përgjithësi, sipas analizës së OBSH-së për Evropën. Tek gratë, përdorimi i duhanit po bie me një ritëm të ngadaltë dhe në 15 vende, përdorimi i duhanit nga gratë është në rritje.

Rreth 63 milionë gra në rajonin evropian përdorin duhan.

OBSH-ja u bëri thirrje vendeve të Europës të rritin taksat e duhanit në të paktën 75% të çmimit, të zbatojnë politikat pa duhan, të ndalojnë reklamat e duhanit në paketim dhe të rregullojnë ligjet për cigaret elektronike.

Njoftimi i OBSH-së: "Rajoni Evropian nuk po bën përparim të mjaftueshëm në uljen e përdorimit të duhanit si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

Por gratë dhe vajzat, në veçanti, po mbeten shumë prapa”, tha Kristina Mauer-Stender, këshilltare rajonale e OBSH-së për Evropën për kontrollin e duhanit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.