Me thirrje në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, rreth 50 ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbërritën këtë të premte në portin e Durrësit, pas qëndrimit disa ditor në Hagë, ku kishin shkuar për të pritur vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Të veshur me simbolet e UÇK-së dhe me flamuj, pankarta e fotografi të katër ish-krerëve, ish-luftëtarët përcollën nga porti i Durrësit mesazhe mbështetjeje për ish-komandantët.Lexo edhe:Mediat: Kardinal Simoni u dënua pas meshës për Kenedin, tani kremton lirisht në altarin amerikan Në emër të grupit foli Ismail Selimi, i njohur si “Komandant Mala i Tetovës”, i cili e cilësoi vendimin e Gjykatës Speciale si zhgënjyes dhe u bëri thirrje shqiptarëve për vetëpërmbajtje dhe besim te procesi i apelimit. Ismail Selimi: “Shqiptarët të vetëpërmbahen, të jemi pozitivë. Të shpresojmë te procesi i apelit në Hagë.” Mbërritja e ish-luftëtarëve të UÇK-së në Durrës vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burgim, Kadri Veselin me 18 vite dhe Rexhep Selimin me 13 vite burgim.

