Lajme Zone
PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema
PolitikëSyri

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zjarri ne sezonin veror që dogji dhe shkrumboi banesa dhe të mbjellat e banorëve në 5 fshatra në Fier, ka lënë pas dëme të mëdha. Banorët shprehen se nuk besojnë se do të marrin dëmshpërblim, pasi edhe pse ka kaluar disa jave ata ende nuk kanë asnjë indicie për përfundimin e verifikimeve të dëmeve.

Zjarri ne sezonin veror që dogji dhe shkrumboi banesa dhe të mbjellat e banorëve në 5 fshatra në Fier, ka lënë pas dëme të mëdha. Banorët shprehen se nuk besojnë se do të marrin dëmshpërblim, pasi edhe pse ka kaluar disa jave ata ende nuk kanë asnjë indicie për përfundimin e verifikimeve të dëmeve. Syri tvLexo edhe:Mediat: Kardinal Simoni u dënua pas meshës për Kenedin, tani kremton lirisht në altarin amerikan Banorët e Peshkanit të Vogël thonë se komisioni ende nuk ka mbërritur në zonë për të bërë verifikimin e dëmeve. Sipas tyre, dëmet në ullishte dhe vreshta janë të konsiderueshme, ndërsa një pjesë e banorëve i kanë deklaruar dëmet pranë njësive administrative. Banorët shprehen pesimistë edhe për mundësinë e dëmshpërblimit nga qeveria. Ata thonë se edhe në raste të mëparshme, kur kanë pësuar dëme nga zjarret, nuk kanë përfituar kompensim. Zjarret që përfshinë në zonën e fierit gjatë sezonit veror shkrumbuan banesa, ullinj si dhe kultura të tjera që kishin mbjellë banorët e fshatrave që u dogjën. Nga të dhënat mësohet se u dogjën 40 mijë rrënjë ullinj, qindra ha me vreshta dhe mbi 100 koshere me bletë.