Lajme Zone
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Pilo u bëhet makth skuadrave të mëdha, i shënon edhe Realit në Champions! Goli i Muriqit përmbys Liverpool-in në Stamboll (VIDEO)


Lojtarët shqiptarë kanë spikatur në dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Champions League, duke qenë protagonist të mëdhenj me ekipet e tyre.

Stavro Pilo po shndërrohet në një makth për ekipet prestigjoze të Evropës. Pasi i shënoi Manchester City-t në Champions League, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i ka realizuar sonte edhe Real Madrid në ndeshjen e katërt në grup. Pilo, i cili si gjithmonë zbriti si titullar në fushë, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 75 kundër ‘galaktikëve’. 25-vjeçari i dha përkohësisht avantazhin 2-1 grekëve, ndërsa më vonë Reali i Jose Mourinho-s arriti të përmbyste. Jude Bellingham kishte realizuar në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Mbappe barazoi golin e Pilos para se Valverde të realizonte në shtesë për fitoren 2-3. LEXO edhe...Nga tifoz në anëtar të bordit drejtues, Real Madrid: Rafael Nadal përfaqëson vlerat e klubit Ndonëse Reali arriti të shmangte befasinë në Greqi ndryshe ndodhi për Liverpool-in. Skuadra angleze mori dy herë avantazhin në Turqi kundër Fenerbahce-s, por vendasit arritën të barazonin dy herë me Grenëood dhe Broën. Më vonë goli i përmbysjes dhe njëkohësisht i fitores 3-2 do të vinte nga Vedat Muriqi. Sulmuesi shqiptar i Kosovës dërgoi në delir tifozët në Stamboll, të cilët jo vetëm që iu gëzuan një fitoreje të madhe ndaj një ekipi historik në këtë kompeticion, por morën edhe 3 pikët e para që rritën shumë gjasat për kualifikim. Për Liverpool-in kjo ishte disfata e parë pas 3 fitoresh në Champions League. Ne.k./ReportTv.al champions league AEK Stavros Pilios real madrid vedat muriqi liverpool Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.4% Veliajn 23.3% Asnjërin 21.3% Vota total: 507 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?