Së pari, duhet të vërtetojë se arrestimi i tij ishte i padrejtë dhe politik. Per t'a bërë të mundur këtë duhet të fitojë betejën juridike dhe të dal i pafajshëm. Deri tani qëndron prezumimi i pafajësisë. Montikristo u dënua padrejtësisht! Së dyti, nëse nuk e ka bërë ai, duhet të bëjë listën e kundërshtarëve të tij që mendon se kanë kontribuar në padrejtësinë e tij. Aty ku ndodhet ka kohë më së të mjaftushme për t'a shkruar një listë të detajuar. Gjithashtu, me situatën e tij juridike, besoj se ka kuptuar sa miq të vërtetë ka që nuk kalojnë gishtat e dorës si dhe sa shumë oportunistë apo servilë ka pasur rreth vetës. LEXO edhe...'Ministri kërcënoi Veliajn, këta paskan në dorë burgun!'/ Dashamir Shehi: Kryeministri po përdor Gogun për presion ndaj kryebashkiakut Së treti, nëse dy të parat qëndrojnë, ai duhet të hartojë një libër e pse jo ndoshta edhe me titull "Lufta/beteja ime". Të tjerë para tij, historia na ka mësuar se e kanë bërë. Ai duhet të përpilojë strategjinë e tij për hakmarrje. Aty ku është ka kohë të mjaftueshme, qetësinë e duhur për t'a bërë. Së katërti, për të realizuar tre të parat duhet të dalë nga vendi ku ndodhet. Për këtë ka disa pikëpyetje të rëndësishme: Kur do të dalë? Do të dalë shpejt apo do që qëndrojë shumë? Si do të dalë? I pafajashëm apo do të dalë me faje? Historia ka dëshmuar shpesh se ndodhin edhe rastet që persona nga jashtë kanë përfunduar brenda, nga pa shpresa janë kthyer në lider dhe në dominues të ngjarjeve. Në lidhje me Veliaj varen shumë faktorë, disa varen prej tij e shumë të tjerë nuk varen nga ai! Të shikojmë nëse do të jetë modeli i bie Montikristo! Brenda historisë së PS që ai të paktën formalisht aderon akoma ka historinë e Fatos Nanos, i cili nga i burgosur u bo kryetar i Opozitës, Kryeministër, Kryetar i PS dhe njeri që dominojnë jetën politike derisa u largua vetë! Megjithatë, Nano nuk u Monekristo dhe nuk u hakmor! Për të qenë rast i përsëritur i Nanos duhet të ketë lidhjen dhe influencën që kishte ai tek Partisë dhe ishte i izoluar! Të shikojmë nëse Veliaj do e këtë këtë impakt tek PS! A.C/ReportTv.al lufta veliaj rama alban daci erion veliaj fatos nano Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.7% Veliajn 23.1% Asnjërin 21.2% Vota total: 510 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
