Lajme Zone
LIVE Champions League në Top Channel/ Rikthehet baraspesha në “Dragao”, McTominay shënon për italianët (Video)
SportTop Channel

LIVE Champions League në Top Channel/ Rikthehet baraspesha në “Dragao”, McTominay shënon për italianët (Video)

Porto dhe Napoli përballen mbrëmjen e sotme në një sfidë me shumë rëndësi për fatet e tyre në fazën e ligës së UEFA Champions League, takim që transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel.

Porto dhe Napoli përballen mbrëmjen e sotme në një sfidë me shumë rëndësi për fatet e tyre në fazën e ligës së UEFA Champions League, takim që transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel. Porto vjen në këtë përballje pas një starti zhgënjyes në Europë. Skuadra e drejtuar nga Francesco Farioli ka pësuar humbje në ndeshjet e para, përballë Real Betis dhe Manchester City, ndërsa në takimin e fundit u mposht 0-1 nga PSV Eindhoven në shtëpi. Kështu, portugezët kanë nevojë urgjente për një rezultat pozitiv, në mënyrë që të mos e komplikojnë më tej objektivin për të vazhduar në fazën e eliminimit direkt.

Megjithatë, situata është krejt ndryshe në kampionat. Porto po kalon një moment shumë të mirë në futbollin vendas, ku ka regjistruar fitore radhazi dhe ka treguar një mbrojtje mjaft solide. Fitorja 4-0 ndaj Estorilit në fundjavë është një tjetër dëshmi e formës së mirë që skuadra dëshiron ta transferojë edhe në arenën europiane.

Në krahun tjetër, Napoli udhëton drejt Portugalisë me synimin për të marrë një rezultat që do ta afronte më shumë me objektivat e kualifikimit.

Italianët kanë tri pikë në këtë fazë, pas fitores spektakolare 4-3 ndaj Bodø/Glimt, në një ndeshje ku treguan forcën e tyre sulmuese, por edhe problemet në prapavijë. Përpara këtij suksesi, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ishte mposhtur nga Arsenali dhe Villarreal.

Napolitanët vijnë gjithashtu pas një disfate 2-0 në transfertën ndaj Juventusit në kampionat, rezultat që ka shtuar presionin mbi skuadrën. Një tjetër problem për Allegrin janë mungesat e shumta, që mund të ndikojnë në zgjedhjet taktike për një transfertë delikate si ajo në “Dragão”.

REZULTATI LIVE:

Porto 1-1 Napoli

Bednarek 11′ / McTominay 43′

NGJARJET KRYESORE:

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

43′ Goool Napoli 1-1/ Hojlund godet dhe ndalet nga Diogo Costa, me topin që kthehet te McTominay dhe e shtyn në rrjetë. (Video)

38′ Politano pason për De Bruyne, i cili gjen rrjetën, por pozicioni ishte i parregullt.

37′ Veiga provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, me topin që shkon shumë pranë kuadratit.

30′ Hojlund lëviz drejt zonës dhe godet me të djathtën, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

11′ Goool Porto 1-0/ Pas një krosimi në zonë, Bednarek kërcen mbi të tjerët dhe me kokë ndëshkon Meret. (Video)

7′ Sainz godet bukur brenda zonës, me topin që shkon shumë pranë kuadratit.

4′ Pepe tund rrjetën pasi kontrolloi një top të gjatë, por pozicioni i tij ishte i parregullt.

1’ Starton sfida në “Dragao”!

FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel