Lajme Zone
PolitikëReport TV

Piku i sezonit turistik sjell trafik të rënduar në rrugët e Lezhës, radhë kilometrike mjetesh në aksin  Milot–Balldren (VIDEO)


Situata më problematike paraqitet në aksin Milot–Balldren, në rrugën që lidh Lezhën me Shëngjinin, si dhe brenda qytetit të Lezhës, ku gjatë orëve të paradites krijohen kolona të gjata automjetesh.

Muaji gusht ka rritur ndjeshëm fluksin e automjeteve në rrugët e qarkut të Lezhës, duke sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe në hyrje-daljet e qytetit. Situata më problematike paraqitet në aksin Milot–Balldren, në rrugën që lidh Lezhën me Shëngjinin, si dhe brenda qytetit të Lezhës, ku gjatë orëve të paradites krijohen kolona të gjata automjetesh dhe, në momente të caktuara, bllokime të përkohshme të qarkullimit. LEXO edhe...Nesër temperaturat deri në 37°C, IGJEO: Pjesa më e madhe e vendit e rrezikuar nga zjarret Për të përballuar fluksin, shërbimet e Policisë Rrugore dhe Policisë së Rendit janë angazhuar në disa pika kyçe, duke menaxhuar trafikun dhe orientuar lëvizjen e mjeteve. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që, kur është e mundur, të përdorin rrugët alternative për të shmangur zonat me ngarkesën më të madhe. Rritja e qarkullimit lidhet me pikun e sezonit turistik, si edhe me kthimin e emigrantëve për pushimet verore, ndërsa kjo situatë pritet të vijojë deri në javën e parë të muajit shtator. SI.E./E.H/ReportTv.al milot balldre Lezhe trafik Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6177 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?