Lajme Zone
Pesë të arrestuar pas konfliktit në Radhimë, dyshohet se pronarit të hotelit iu kërkuan 5 milionë euro
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Pesë të arrestuar pas konfliktit në Radhimë, dyshohet se pronarit të hotelit iu kërkuan 5 milionë euro

Pesë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim pas një konflikti të armatosur të ndodhur mesditën e sotme në Radhimë të Vlorës.

Pesë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim pas një konflikti të armatosur të ndodhur mesditën e sotme në Radhimë të Vlorës.Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja nisi pas njoftimit të pronarit të një hoteli, i cili deklaroi se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri nga disa persona. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasit L.M dhe persona të tjerë kishin shkuar në hotelin në pronësi të V.B, ku, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kishin kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. Sipas policisë, ai ishte kërcënuar gjithashtu se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh. “Na jep 5 mln euro ose largohu nga Shqipëria, mbi 10 persona të armatosur kërcënojnë një biznesmen në Orikum Pas njoftimit, policia ngriti pika kontrolli në disa zona, ndërsa gjatë ndjekjes së një automjeti “Range Rover” ai doli nga rruga në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë. Dy prej personave që ndodheshin në automjet u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.Gjatë kontrollit të automjetit policia sekuestroi një pistoletë dhe një karikator me 16 fishekë.Ndërkohë, në Fier u ndalua një tjetër automjet i dyshuar, në të cilin u gjetën tre fishekë pistolete. Policia konstatoi gjithashtu dëmtime në xhamin e automjetit, të dyshuara si të shkaktuara nga të shtënat me armë zjarri.Më vonë, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, u gjet duke u djegur edhe një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se ishte përdorur në ngjarje.Në pranga kanë përfunduar L.M, 55 vjeç, K.Ll, 29 vjeç, M.l, 33 vjeç, B.H, 40 vjeç, shtetas kosovar, dhe A.B, 29 vjeç.Policia ka shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë dhe katër automjete që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.Për rastin është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës. Materialet pritet t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. /Tch/