Lajme Zone
Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria, mes tyre gra dhe fëmijë
PolitikëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria, mes tyre gra dhe fëmijë

Pesë shtetas shqiptarë, gra dhe fëmijë, janë kthyer në Shqipëri nga Siria. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se operacioni u realizua përmes bashkëpunimit mes përfaqësive diplomatike e konsullore shqiptare dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Pesë shtetas shqiptarë, gra dhe fëmijë, janë kthyer në Shqipëri nga Siria. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se operacioni u realizua përmes bashkëpunimit mes përfaqësive diplomatike e konsullore shqiptare dhe autoriteteve të vendeve të përfshira. Pas mbërritjes në vend, shtetasit e riatdhesuar do t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe vlerësimeve psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë procedurat për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.Lexo edhe:Horoskopi, 26 gusht/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë MEPJ deklaron se kthimi i shtetasve nga zonat e konfliktit është pjesë e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë, ndërsa falënderon institucionet vendase dhe autoritetet e huaja që mundësuan përfundimin e procedurave dhe kthimin e sigurt në Shqipëri. Ky riatdhesim vjen disa muaj pas kthimit në Shqipëri të Eva Dumanit, e cila ndodhej prej vitesh në një kamp në Siri. Eva kishte refuzuar më herët të kthehej, ndërsa vëllai i saj, Endri, ishte riatdhesuar më parë. Eva dhe Endri Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre kur ishin fëmijë, me qëllim që t’i bashkoheshin xhihadistëve të Shtetit Islamik. Pas vrasjes së babait, gjyshja e tyre udhëtoi drejt Sirisë për t’i nxjerrë nga kampi, por ndërroi jetë pasi u mbajt e burgosur atje.