Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Përtej oqeanit”/ Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët (VIDEO)


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në SHBA me një pritje të përzemërt nga komuniteti shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në SHBA me një pritje të përzemërt nga komuniteti shqiptar. Në pamjet e publikuara nga lideri demokrat në rrjetet sociale, ai shfaqet në momentet e para pas mbërritjes, teksa pritet nga shqiptarë që i afrohen për ta përshëndetur dhe për të shkëmbyer momente me të. “Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha, duke shoqëruar pamjet e mbërritjes me këtë mesazh. Vizita e kryetarit të PD-së pritet të përfshijë një agjendë të ngjeshur takimesh gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, në një periudhë me rëndësi për zhvillimet politike në Shqipëri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb