Situata nga protesta në Rrugën e Durrësit ka marrë përmasa të tjera duke marr flakë edhe pemët ngjitur me Muzeun Historik. Kjo ndodhi në momentin kur protestuesit u spostuan pranë sheshit “Skënderbej”. Këta të fundit morën stola plastikë dhe u kanë vënë flakën në mes të rrugës duke sjellë kështu dhe përshkallëzimin e situatës.
