Lajme Zone
Përshkallëzohet protesta në Shkodër, studentët sulmojnë selitë e PD-së dhe PS-së (Video)
PolitikëPamfleti

Përshkallëzohet protesta në Shkodër, studentët sulmojnë selitë e PD-së dhe PS-së (Video)

Sipas informacioneve të raportuara, një grup protestuesish ka goditur me gurë selinë e Partisë Demokratike, duke thyer xhamat e godinës. Më pas, disa prej tyre kanë hyrë brenda ambienteve të selisë, ku kanë shkaktuar dëmtime.

Studentët mësyjnë në selinë e PD në Shkodër Protestuesit godasin me gurë godinat, hyjnë në selinë e PD-së dhe lënë mbishkrime në muret e partive politike, ndërsa policia krijon kordon sigurie për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Protesta e studentëve në Shkodër është shoqëruar me incidente dhe dëmtime të pronës, teksa protestuesit kanë sulmuar selitë e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, si dhe godinën e Bashkisë së qytetit.

Sipas informacioneve të raportuara, një grup protestuesish ka goditur me gurë selinë e Partisë Demokratike, duke thyer xhamat e godinës. Më pas, disa prej tyre kanë hyrë brenda ambienteve të selisë, ku kanë shkaktuar dëmtime.

Në muret e selisë së PD-së është shkruar edhe mbishkrimi “PD- Partia e derrave”, ndërsa janë dëmtuar dyert dhe lulet dekorative.

Ndërkohë, protestuesit janë zhvendosur edhe drejt selisë së Partisë Socialiste, ku kanë qëlluar me gurë në drejtim të godinës, duke thyer xhamat.

Në murin e selisë së socialistëve, një prej të rinjve ka shkruar me bojë të kuqe mesazhin “Mbroni gjakun tuaj”.

Gjatë protestës, të rinjtë kanë kërkuar në kor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë lëshuar edhe thirrjen “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Përballë situatës së krijuar, forcat e policisë kanë formuar një kordon sigurie pranë selisë së PS-së, duke qëndruar në gatishmëri për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.

Protestuesit kanë shënjestruar gjithashtu Bashkinë e Shkodrës, ndërsa ende nuk ka një bilanc të plotë të dëmeve të shkaktuara në godinat e prekura.

Protestat vijojnë edhe në Tiranë dhe qytete të tjera

Ndërkohë, tensionet kanë vijuar edhe në kryeqytet, ku pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Rrugën e Durrësit, një grup i madh të rinjsh ka nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Protestuesit kanë lëvizur nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përgjatë Unazës, në drejtim të kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit. Gjatë marshimit, disa prej tyre kanë dëmtuar semaforë dhe kamera sigurie të vendosura në shtyllat përgjatë rrugës.

Protestave të kësaj të enjteje u janë bashkuar edhe gjimnazistë të shumtë, ndërsa bojkoti i mësimit dhe tubimet janë shtrirë edhe në Durrës, Korçë dhe Vlorë.

Mobilizimi i studentëve dhe gjimnazistëve vijon prej tri ditësh, ndërsa në disa qytete protestat janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike e private. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tym, dhunë dhe shpërthime; Sheshi Skënderbej kthehet në 'arenë lufte' 15 Tetor 2026, 14:1514:15Aktualitet Tensione te Bashkia e Tiranës, protestuesit godasin godinën me gurë dhe kapsolla 15 Tetor 2026, 14:1014:10Aktualitet Pas protestave në Tiranë, administrata merr urdhër të mos paraqitet në zyra; puna do të vijojë online 15 Tetor 2026, 13:5913:59Aktualitet Bashkëshortja e Olldashit: Nëse Sokoli do të ishte sot mes nesh, PD do të ishte ndryshe! 15 Tetor 2026, 13:5713:57Aktualitet Protesta shoqërohet me tensione në Kukës, dëmtohen stola, reklama dhe tabela rrugore 15 Tetor 2026, 13:5713:57Aktualitet Artan Fuga mesazh Ramës: Kapërceni interesat vetjake, sot kërkohet zgjidhje politike 15 Tetor 2026, 13:3613:36Aktualitet