Lajme Zone
Përshkallëzohen tensionet për Julian Alvarez, Atletico Madrid: Nuk shkon te Barcelona, çështje dinjiteti
PolitikëTop Channel

Përshkallëzohen tensionet për Julian Alvarez, Atletico Madrid: Nuk shkon te Barcelona, çështje dinjiteti

Rriten gjithnjë e më shumë tensionet te Atletico Madrid në lidhje me situatën e Julian Alvarez. Pas ndeshjes me Villarrealin e barazuar 2-2, skuadra madrilene u kthye në stërvitje, por në seancën e radhës mungoi sulmuesi argjentinas pasi gjatë natës pati shqetësime.

Rriten gjithnjë e më shumë tensionet te Atletico Madrid në lidhje me situatën e Julian Alvarez. Pas ndeshjes me Villarrealin e barazuar 2-2, skuadra madrilene u kthye në stërvitje, por në seancën e radhës mungoi sulmuesi argjentinas pasi gjatë natës pati shqetësime. Një situatë kjo që përvec gjendjes jo perfekte shëndetësore, por ndoshta më shumë me merkaton e transferimeve. Prej javësh Julian Alvarez ka bërë të ditur dëshirën për t’u larguar te Barcelona, por Los Colchoneros kanë ngrirut një mur të pakalueshëm në këtë pikë, me drejtuesit e këtij klubi që preferojnë ta transferojnë atë te Arsenali, por Alvarez deri në këtë moment as e çon në mendje të kthehet në Angli dhe vazhdontë presë katalanasit.

Këtë të mërkurë, Atletico Madrid bëri një reagim të fortë përmes një komunikatë që ia dërgoi të përditshmes spanjolle Marca

‘Futbollisti po bën viktimën, por viktima e vetme në rasin Julian jemi ne-thekson Atletico Madrid-na kanë dëmtuar si ekonomikisht dhe në aspektin social. Ka 0% shanse që ta transferojmë te Barcelona. Kjo situatë nuk është çështje parash, është çështje dinjiteti. Ka 0% mundësi ta shesim te Barcelona. Ka një fushatë gënjershtrash dhe gjysmë të vërtetash. I vetmi që po paguan pasojat është Atletico’.

Por ajo që irritoi shumë Atleticon, përveç sjelljes së Alvarez, ishte një deklaratë e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.

‘Bëjini të ditur Atletico se nëse e shesin, ne jemi gati ta blejmë, mjaft të shfaqin gatishmërinë për të pranuar një marrëveshje ekonomike në lidhje me ofertën që i kemi bërë-tha Laporta-jemi shumë të interesuar, do të donim që të pranonin dhe këtë e themi me respektin më të madh për klubin. I njohim drejtuesit prej vitesh, i respektojmë; ju shpjegoj sesi shkuan gjërat. I bëra këtë telefonatën Miguel Angel Gil Marin dhe na thanë që nuk e shesin për mungesë alternativash. Pastaj me Decon vendosëm ta lëmë pezull këtë çështje dhe më pas mësuam se po trajtonin shitjen e tij me klube të tjetër. Nuk jemi ende, sepse e dimë që Alvarez dëshiron të vijë te ne. Vazhdojmë të jemi këtu nëse do të duan të shesin futbollistin’

Duke parë situatën shumë komplekse që edhe mund të zhbllokohet në ditët e fundit, Atletico Madrid ka nisur të shohë rreth e rrotull për sulmues dhe në orët e fundit studioi terrenin për Jonathan David i destinuar të largohet nga Juvensut edhe pse nuk ka pasur kontakte të vërteta me klubin torinez. Top Channel