Pamje nga protesta Situata në protestën e studentëve në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Pas djegies së koshave të mbeturinave dhe incidenteve të mëparshme, drejt efektivëve të policisë po hidhen molotovë dhe sende të forta. Forcat speciale janë vendosur në gatishmëri, ndërsa në zonë ka dalë edhe një automjet ujëhedhës. Tensionet nuk kanë të ndalur në protestën që po zhvillohet këtë të shtunë në kryeqytet. Situata është përshkallëzuar më tej, ndërsa në drejtim të forcave të policisë po hidhen molotovë dhe sende të forta, duke rritur rrezikun e përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.
Përballë këtyre zhvillimeve, policia ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa në terren kanë dalë edhe forcat speciale, të cilat janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata del jashtë kontrollit. Në zonën e protestës është pozicionuar gjithashtu një automjet ujëhedhës, ndërsa efektivët po monitorojnë lëvizjet e protestuesve.
Incidentet e fundit vijnë pas tensioneve të regjistruara më herët përpara Ministrisë së Arsimit, ku disa të rinj të maskuar u vunë flakën koshave të mbeturinave. Pas këtyre veprimeve, policia u bëri thirrje protestuesve përmes megafonit që të distancoheshin nga aktet e dhunës dhe të shmangnin përplasjet.
Gjatë protestës është raportuar gjithashtu për hedhjen e sendeve me llastiqe në drejtim të Ministrisë së Arsimit, çka solli paralajmërime të tjera nga forcat e rendit për ndërprerjen e veprimeve të dhunshme.
Protesta e sotme zhvillohet në ditën e 19-të të mobilizimit studentor kundër qeverisë. Studentët u grumbulluan fillimisht në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa kishin paralajmëruar edhe një marshim drejt Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pakënaqësitë e shprehura gjatë javëve të fundit lidhen me kostot e arsimit, kushtet e jetesës, mundësitë e punësimit dhe korrupsionin.
Tubimi është shoqëruar edhe me tensione mes studentëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, së bashku me mbështetës të opozitës, marshuan nga selia e PD-së drejt Kryeministrisë dhe më pas iu drejtuan Ministrisë së Arsimit, ku u përballën me kundërshtimin e një pjese të protestuesve.protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia gati për të ndërhyrë 31 Tetor 2026, 15:0515:05Aktualitet Molotovë dhe gurë drejt Ministrisë së Arsimit, përshkallëzohet protesta në Tiranë 31 Tetor 2026, 14:5014:50Aktualitet Protestuesit gjuajnë me llastiqe drejt Ministrisë së Arsimit, policia thirrje: Ndaloni dhunën, ndryshe do veprojmë 31 Tetor 2026, 14:3114:31Aktualitet “Mos na e merrni kauzën”, studentët përplasen me deputetët e Berishës në protestë 31 Tetor 2026, 14:3314:33Aktualitet Protesta, studentja: Populli është bërë bashkë, thirrja jonë është kundër Ramës dhe Berishës 31 Tetor 2026, 14:2714:27Aktualitet Protesta e studentëve, i vihet zjarri koshave të mbeturinave; policia thirrje me megafon: Largohuni nga aktet e dhunës 31 Tetor 2026, 14:1914:19Aktualitet

