Lajme Zone
Përsëriten skenarët/ Veliaj vijon të shtyjë pambarimisht seancat
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Përsëriten skenarët/ Veliaj vijon të shtyjë pambarimisht seancat

Me skema dhe skenarë të përsëritur kryebashkiaku i arrestu...

Me skema dhe skenarë të përsëritur kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale vijon të shtyjë pafundësisht seancat gjyqësore.

Sot është mbajtur seanca e radhës në GJKKO ndaj Veliajt dhe është vendosur shtyrja e saj për shkak të bojkotit të avokatëve, të cilët mbahen peng nga Maks Haxhia, i cili në shërbim të kryebashkiakut ka vendosur që avokatët të mos marrin pjesë në seancë me pretendimin se janë kundër në rregulloreje të re të kreut të GJKKO-së, Erjon Bani për ndalimin e telefonave celularë në sallë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 13 tetor, e cila me shumë gjasa gjithashtu do të shtyhet me pretekste të njëjta pasi Erion Veliaj nuk do që të gjykohet dhe të përballet me 13 akuzat e rënda që rëndojnë mbi të.

GJKKO, nga ana tjetër, ka marrë masa duke gjobitur avokatët me 50 mijë lekë dhe duke pezulluar afatet e paraburgimit.

Strategjia është e qartë. Erion Veliaj vijon të përdorë skenarë dhe skema për të shtyrë pafundësisht seancat në GJKKO, një herë duke përdorur si pretekst sëmundjet, herë tjetër ndryshimin e avokatëve, tjetrën herë kafazin e xhamit, lindjet dhe së fundi bojkoti i avokatëve për të cilin i është vënë në shërbim Maks Haxhia.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.