Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas një qëndrimi prej rreth shtatë orësh. Pasi ka dalë nga dyert e institucionit, i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi, Pacolli është vendosur përballë gazetarëve, të cilëve u ka dhënë një deklaratë të shkurtër për arsyet e pranisë së tij në prokurorinë speciale. Pacolli është shprehur se ka bërë vetëm një denoncim penal në lidhje me padrejtësi që i janë bërë ndër vite lidhur me aeroportin e Vlorës, duke mohuar të ketë ndonjë çështje tjetër apo ndonjë interes tjetër ndaj tij. Gazetari: Për çfarë bëhet fjalë? Cili është interesi i prokurorëve për ju? Pacolli: Unë vetëm kam bërë një denoncim penal… për padrejtësi që janë bërë deri tani, lidhur me aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër. Gazetari: Pse qëndruat kaq gjatë? A pati ndonjë pyetje, a pati ndonjë interes për zonjën Balluku?
Behgjet Pacolli: Ja ku është avokati (drejton nga avokati i tij) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
