Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin 2 mandate në Serbi, Mehmeti në Report TV: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re, por për Kosovën nuk presim ndryshim (VIDEO)


Visar Mehmeti, një nga dy deputetët shqiptarë që siguruan mandat në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, nuk e përjashton mundësinë që shqiptarët të bëhen pjesë e qeverisë së re. I ftuar në “Studio Live” në Report TV, ai tha se pret një ftesë për bisedime pas certifikimit të rezultateve, por theksoi se nuk pret ndryshime në qëndrimin e Serbisë ndaj njohjes së Kosovës. “Partia fituese do të ftojë paki

Visar Mehmeti, një nga dy deputetët shqiptarë që siguruan mandat në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, nuk e përjashton mundësinë që shqiptarët të bëhen pjesë e qeverisë së re. I ftuar në “Studio Live” në Report TV, ai tha se pret një ftesë për bisedime pas certifikimit të rezultateve, por theksoi se nuk pret ndryshime në qëndrimin e Serbisë ndaj njohjes së Kosovës. “Partia fituese do të ftojë pakicat në këtë rast. Pa dyshim që do të kemi ftesë të ulemi e të shqyrtojmë çështjen e qeverisë. Ne kemi një marrëveshje që do të ulemi e të diskutojmë si shqiptarë, duke shpalosur platformën tonë”, tha Mehmeti. LEXO edhe...Shqiptarët fitojnë 2 mandate në Parlamentin e Serbisë! Presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi Ai u shpreh se rezultati me dy mandate është pozitiv, megjithëse synimi ishte sigurimi i tre vendeve në parlament. “Padyshim që është rezultat i mirë, por ndoshta shumë i mirë, ndonëse ne synonim 3 ulëse. Mbrëmë ishim shumë pranë ulëses së tretë, por fakti që dalja ka qenë masive në zgjedhje na pamundësoi që të siguronim ulësen e tretë në parlament”, tha ai. Sa i përket Listës Studentore, Mehmeti tha se mbetet për t'u parë qëndrimi i saj ndaj shqiptarëve. “Lista Studentore ka shumë enigma, sepse nuk dihet çfarë ka në atë grupacion të madh. Aty ka studentë, liberalë, konservatorë, radikalë, ndaj ne jemi optimistë në këtë drejtim, por si fillim duhet të ulemi e të shohim qasjen direkte ndaj nesh”, u shpreh ai. Për Kosovën, deputeti shqiptar nuk pret ndryshim në qëndrimin e Beogradit. “Sa i përket Kosovës, qasja do të jetë e njëjtë. Çdo parti politike në Serbi, ashtu janë krijuar dhe nuk mund të ketë diçka ndryshe. Mund të ketë ndoshta ndryshime të vogla simbolike, por te çështja e njohjes nuk do të ketë dallime”, deklaroi Mehmeti. I pyetur për protestat në Shqipëri, ai tha se situata është shqetësuese dhe se protestat mund të arrijnë në të njëjtën pikë me ato në Serbi. “E kemi ndjekur me shumë vëmendje situatën në Shqipëri. Është shqetësuese! Dallimi me protestat në Serbi është se nuk kanë qenë të njëjta sa i përket dhunës dhe problemeve. Ndoshta është herët për të hequr një paralele. Sipas të gjitha gjasave, do të arrijë të njëjtën pikë si protesta në Serbi”, tha ai. U.D/E.H/ReportTv.al Visar Mehmeti lugina e presheves Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77% Jo 19.8% Nuk e di 3.2% Vota total: 1039 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?