Lajme Zone
A e ka parë njeri ambasadorin amerikan?
PolitikëPamfleti

A e ka parë njeri ambasadorin amerikan?

Përshëndetje, z. Ambasador! A je mirë me shëndet, mor burrë, se na ke bërë merak??? Po fol një fjalë, mor burrë i dheut, se nuk u bë qameti!

Po fol një fjalë, mor burrë i dheut, se nuk u bë qameti!... Përshëndetje, z. Ambasador! A je mirë me shëndet, mor burrë, se na ke bërë merak??? Po fol një fjalë, mor burrë i dheut, se nuk u bë qameti!

Fol çfarë të duash, por vetëm fol, se shqiptarët e duan shumë Amerikën dhe për 45 vjet komunizëm janë pushkatuar rreth 6000 qytetarë shqiptarë si “bashkëpunëtorë” të imperializmit amerikan e armiq të partisë që sot është në pushtet, por me emër tjetër.

Fol si njeri, si ushtarak, si prind, si qytetar i një vendi të lirë që njeh dhe zbaton të drejtat e qytetarëve dhe të paktën flet për vlerat e demokracisë dhe kundër korrupsionit.

Ndoshta si Ambasador nuk të lë Kushneri të flasësh, por fol një fjalë për PROTESTËN, se në fund të fundit në pension je dhe nuk ta ul e nuk ta heq kush pensionin e Gjeneralit, edhe pse je moshatar me Ramën.

Fol, z. Ambasador, se në 45 vite komunizëm, vetëm në kufi, mbi telat me gjemba, janë vrarë 1200 shqiptarë që tentonin të kalonin kufirin për të ardhur në vendin që ju përfaqësoni sot si Ambasador.

Fol, z. Gjeneral, e mos u tut e frikëso nga gradat e dekoratat që ke në kraharor, se e folura me shpirt e duar të pastra jua shton vlerën dekoratave e medaljeve që mban në gjoks, ndërsa heshtja me porosi ose pagesë i bën ato dekorata e medalje thjesht teneqe e llamarina, njëlloj si ato që jepte Partia e Punës në aksion ose kooperativë kur realizoje normën.

Z. Ambasador!

A je dakord me dhunën policore ndaj të miturve dhe ndaj studentëve apo qytetarëve?? A je dakord me pagesën stimuluese 2500 euro për kokë që kjo qeveri ua jep policëve kokë-çorape që rrahin qytetarët??

A je dakord me masat që propozon kjo qeveri bastarde për kthimin e Shqipërisë në një vend diktatorial ku ndalohet çdo protestë kundër hajdutëve, meqenëse Shqipëria është edhe, mënder, anëtare e NATO-s????

Në qoftë se je dakord, fol mor burrë, se shqiptarët të kuptojnë mirë edhe kur flet, edhe kur hesht, siç kanë kuptuar çdo të huaj që ka ardhur me punë në Shqipëri pa opinga e ka ikur milioner.

Z. Ambasador!

Emri rron më gjatë se kufoma. Në këtë botë jemi kalimtarë si NJERËZ, e jo më si funksione politike, shtetërore apo diplomatike. Sado grada, medalje e dekorata që të kemi, në fund destinacioni është i pashmangshëm drejt tokës dhe i dorëzohemi atij që, sa jemi gjallë, e përçmojmë, pra KRIMBAVE.

Fol, z. Ambasador, mos hesht dhe mos prit as të nesërmen që mund të humbë zgjedhjet BIBI i Kushnerit në Izrael, e as të martën tjetër ku mund të humbë shumicën e Kongresit Presidenti Trump, se çfarëdo që të ndodhë, ju jeni i “dënuar” të rrini 3 vjet Ambasador i SHBA-së në Tiranë dhe pastaj mbushni fiks edhe moshën e pensionit sipas ligjit shqiptar, e ndoshta do t'ju duhet një Shqipëri demokratike, e mirë dhe e bukur për ta shijuar.

Të kam parë që ke shkuar dy herë në SPAK, z. Ambasador, dhe ke takuar Hajdar-Prokurorët e SPAK-ut.

Nuk e di për çfarë keni folur, z. Ambasador, por të siguroj që sapo jeni larguar ju, ata kanë qeshur dhe janë tallur duke thënë mes njëri-tjetrit: “Ohuuuu, sa larg qenka ky nga ‘halli’ ynë!”

Ne kemi hallin të mbyllim rehat edhe këto 2 vjet që na kanë ngelur e të rrëmbejmë çfarë të mundemi, pastaj të shikojmë të zëmë një vend në Apel, Prokurori të Përgjithshme ose një karrige të dhjerë në politikë e Parlament, ndërsa ky ka hallin e bosëve të trafikut që i prishin “pazarin” Amerikës.

Z. Ambasador!

Fol për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për hajdutët dhe zagarët.

Ata që vijnë si minj halësh e të takojnë në Ambasadë për të spiunuar si qen të tredhur njëri-tjetrin janë një pjatë e vogël muti e kësaj Shqipërie, e kapur prej fyti nga një grusht halësh të politikës qelbësirë, falë edhe heshtjes apo foljes që ka bërë prej 30 vitesh institucioni që ju sot drejtoni.

Ndaj e ke mundësinë, z. Ambasador, që ke ardhur si Gjeneral në pension në Shqipëri, të mbahesh mend si Ambasadori Gjeneral i SHBA-së që jua dhjet “gradat” fallco që mbajnë spurdhjakët politikanë hajdutë shqiptarë.

Të uroj shëndet, z. Ambasador, dhe rri i qetë fare e pa merak për qytetarët amerikanë që jetojnë në Tiranë, se edhe po të kalojnë çdo ditë nga PROTESTA, nuk do t'u prekin asnjë qime floku PROTESTUESIT, se e dinë fare mirë që pazaret me qeverinë fundërrinë të Shqipërisë nuk i bëjnë qytetarët amerikanë, por zyrtarët, shtetarët dhe diplomatët amerikanë si Blinkeni, McGonigali, Yuri Kim, Don Lu, Kimberly Guilfoyle, Kushner e të tjerë.

Të përshëndes, z. Ambasador i SHBA-së, ERIC WENDT, dhe të uroj ta shijosh sa më shumë pensionin si Gjeneral dhe pozicionin si Ambasador, edhe pse nuk do të doja kurrë të ishit një “pensionist” Ambasador, siç keni qenë gjatë kësaj periudhe njëmujore nga 26 shtatori që mbërritët në Rinas.

Ndoshta kjo “heshtje” ka të bëjë edhe me “festimet” që mund të keni pasur për ditëlindjen tuaj të 7 tetorit 1964, se për koincidencë jeni e njëjta moshë me Ramën, por ky shejtan e ndryshoi datën dhe e bëri 4 korrik, pra që ta ketë në Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Kur të kesh kohë, z. Ambasador, pyet ndonjë aty në Ambasadë se çfarë thonë shqiptarët për ty, por jo Nancin, se ajo është me Blinkenin dhe Qamilen e të gënjen.

Gjumë të ëmbël për sonte, ambasador Eric Wendt! Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës? 26 Tetor 2026, 15:3115:31Forum Ditmir Bushati: Serbia e dha sinjalin, a po vjen radha e Shqipërisë? 26 Tetor 2026, 14:0614:06Forum Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë 26 Tetor 2026, 13:1113:11Forum Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet! 26 Tetor 2026, 10:4110:41Forum Nëse ka Zot, Ai na e dha shenjën... 26 Tetor 2026, 10:2810:28Forum Ikja e Vuçiç! 26 Tetor 2026, 10:0810:08Forum