Tensionet dhe përleshjet janë zhvendosur tashmë te nyja kryesore e “21 Dhjetorit”, ku janë regjistruar sërish pamje të dhunshme. Në këtë zonë ka pasur përplasje të drejtpërdrejta mes forcave të policisë dhe protestuesve. Gjatë ndërhyrjes, efektivët e rendit janë parë të ushtrojnë dhunë ndaj disa prej protestuesve, ndërkohë që të tjerë janë detyruar të largohen me vrap nëpër rrugicat dytësore për t’i shpëtuar kapjes dhe ndërhyrjes së policisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
