Një qytetar u përplas me militantët demokratë te Ministria e Arsimit, pasi thirri “Rama në burg, Berisha në burg”. Përplasja zgjati disa minuta dhe një prej tyre e goditi edhe fizikisht. Gjatë debatit, një person e pyeti qytetarin nëse kishte marrë para për të ardhur në protestë. “Asnjë lek. Nuk jam me asnjë parti, kam votuar PD-në”, u përgjigj ai, por thirrja “Berisha në burg” irritoi një demokrat. Ai e sulmoi fizikisht qytetarin në fjalë, i cili në rrjetet sociale identifikohet si “Bonat Bonati”. LEXO EDHE:Protestuesit nisin marshimin, s’i lënë ‘rehat’ militantët e Berishës: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite? “Jo Berisha, vetëm Rama”, thotë militanti demokrat, ndërsa shëpërthen edhe në ofendime ndaj qytetarit pasi e goditi. Qytetari iu përgjigj shkurt: “Të dy”. Pas përplasjes, qytetari tha se kishte mbështetur PD-në deri në vitin 2025 dhe se nuk kishte qenë kurrë anëtar i ndonjë partie. “Të gjithë në burg, se të gjithë na kanë vjedhur”, tha ai. Dy persona që ishin parë edhe në protestat e “Flamingove” ndërhynë për të qetësuar situatën dhe e shoqëruan qytetarin jashtë turmës. Lajmi kryesor: Protestuesit refuzojnë për herë të tretë PD-në: Duan të na vjedhin protestën si në ’90! Përplasje fizike, thirrja ‘Berisha në burg’ irriton demokratët SI.E. / A.E K.Ta Shqiptarja.com TAG: Tirane PD protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.7% Veliajn 19.3% Asnjërin 31% Vota total: 1450 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
