Lajme Zone
Përplasje në kthesën e Hormovës, shpëtojnë pa dëmtime “Cekja” dhe Baba Sheh Hormova
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasje në kthesën e Hormovës, shpëtojnë pa dëmtime “Cekja” dhe Baba Sheh Hormova

Një aksident i lehtë rrugor është regjistruar në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë, ku janë përplasur dy automjete.

Një aksident i lehtë rrugor është regjistruar në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë, ku janë përplasur dy automjete. Njëri prej mjeteve drejtohej nga aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, ndërsa automjeti tjetër drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian. Fatmirësisht, përplasja nuk ka qenë e rëndë dhe asnjëri prej drejtuesve të mjeteve nuk ka pësuar dëmtime fizike por nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia Rrugore e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.