Qarku i Lezhës është përfshirë nga temperatura të larta, të cilat sipas parashikimeve pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, duke rikthyer rrezikun e zjarreve. Pas paralajmërimeve të Institutit të Gjeoshkencave, strukturat e Mbrojtjes Civile në bashkitë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë vene në gatishmëri për t'u përballur me çdo situatë që mund të krijohet. Përballë temperaturave të larta, strukturat e Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Lezhës u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të sinjalizojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë vatra zjarri, në mënyrë që ndërhyrja të jetë sa më e shpejtë. LEXO edhe...Lezha vendos tarifë në varreza, 25 mijë lekë për një vendvarrim dhe rregulla të reja! Ndreu: S’tolerojmë më abuzimet Gjatë muajve qershor dhe korrik, në territorin e qarkut të Lezhës janë regjistruar disa raste zjarresh, por fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të strukturave përgjegjëse, ato janë vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme të shumta në ekonomitë pyjore dhe në pronat e qytetarëve. K.M/E.H/ReportTv.al Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 62.1% 100 bashki (PD) 13.7% 61 bashki (si sot) 24.2% Vota total: 190 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?
