Lajme Zone
Përplasje në Komisionin e Ligjeve për Territorialen/ Deputetët e PD: Po pengoni nismën e opozitës, nuk shkrihen bashkitë si gjalpë. Manja: E kemi diskutuar propozimin tuaj
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasje në Komisionin e Ligjeve për Territorialen/ Deputetët e PD: Po pengoni nismën e opozitës, nuk shkrihen bashkitë si gjalpë. Manja: E kemi diskutuar propozimin tuaj

Debate mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve për reformën administrativo-territoriale.

Debate mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve për reformën administrativo-territoriale. Deputetët e PD-së kundërshtuan mënyrën e konsultimit të projektligjit me bashkitë, duke akuzuar Kuvendin se po pengon nismën ligjore të opozitës, ndërsa kryetari i komisionit, Ulsi Manja, hodhi poshtë pretendimet dhe tha se propozimet e opozitës janë diskutuar në mbledhjet e mëparshme.

Oerd Bylybashi, deputet i PD: “Na thatë se keni nisur shkresën për konsultim. Unë po them këtë gjë, Durrësi nuk e ka marrë. Sot ka mbledhje të përcaktuar të Këshillit Bashkiak dhe nuk i ka mbërritur. Kështu ka ndodhur edhe në bashki të tjera me shumë mundësi. Ky është një sabotim. Kuvendi në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën ligjore të opozitës që të konsultohet dhe të vijnë qëndrimet në lidhje me propozimin”.

Saimir Korreshi, deputet i PD: “Sot kemi njerëz në rrugë për këtë punë, kryetarë bashkish të majtë, të tredhur. Sepse gjithë kësaj kohe presioni ka qenë 10 për mosmbështetjen e kësaj nisme ligjore. Në të gjithë botën, edhe pse ka bashkia apo komuna me 1000-2000 banorë të shkrihen si gjalpë. Ato bashki që do të shkrihen, do të mbeten si kafaze pëllumbash. Nuk vihet në parlament me arrogancë se kemi 83 deputetë, sepse të gjithë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër nismës suaj ligjore. Janë 15 raporte bashkish që ju thoni se do t’i modifikojmë, por nuk janë plastelinë. Kështu që prisni nismën tonë ligjore. Kjo nuk është reformë, por nismë ligjore e njëanshme. Nëse doni të bëni diçka, hajde të ulemi, t’i dëgjojmë njerëzit”.

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit: “I kemi diskutuar propozimet tuaja në dy mbledhje radhazi. Përse nuk merrni fjalën për të diskutuar në parim? Mund të shprehni mendimet tuaja politike si t’i doni. Kjo nuk futet në rend dite, e kemi diskutuar një herë”. Top Channel