Lajme Zone
Përplasje mes qytetarëve dhe policisë pranë Kuvendit, policia u hedh spraj lotsjellës
PolitikëPolitiko

Përplasje mes qytetarëve dhe policisë pranë Kuvendit, policia u hedh spraj lotsjellës

Protesta pranë Kuvendit ka nisur me tensione, ndërsa mes protestuesve dhe forcave të policisë janë shënuar përplasje verbale dhe fizike. Efektivët u kanë kërkuar protestuesve të lirojnë rrugën, pasi e kanë konsideruar tubimin të paligjshëm. “Lironi rrugën! Protestë e paligjshme!”, u eshtë drejtuar policia protestuesve. Një prej protestueseve u është përgjigjur efektivëve, duke deklaruar se policia

Protesta pranë Kuvendit ka nisur me tensione, ndërsa mes protestuesve dhe forcave të policisë janë shënuar përplasje verbale dhe fizike. Efektivët u kanë kërkuar protestuesve të lirojnë rrugën, pasi e kanë konsideruar tubimin të paligjshëm.

“Lironi rrugën! Protestë e paligjshme!”, u eshtë drejtuar policia protestuesve. Një prej protestueseve u është përgjigjur efektivëve, duke deklaruar se policia ishte njoftuar për protestën dhe se duhet të marrë masa për garantimin e mbarëvajtjes së saj.

“Jeni të njoftuar për protestën. Merrni masat për mbarëvajtjen e protestës. Rruga nuk hapet! Mos provokoni qytetarët dhe mos shpërdoroni detyrën”, ka deklaruar një prej organizatorëve të protestës. Në situatën e krijuar, policia ka përdorur spraj lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Protesta zhvillohet në kuadër të aksionit të opozitës kundër reformës territoriale. Ndërkohë, brenda Kuvendit pritet të vijojë debati dhe më pas votimi për ndryshimet e propozuara nga mazhoranca. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm