Përplasje mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një “breshëri” fishekzjarrësh është hedhur në drejtim të efektivëve të Policisë. Gjatë tensioneve, disa prej efektivëve janë parë të pajisur me shkopinj druri, ndërsa situata në shesh vijon të jetë e tensionuar.
Protestuesit janë të pajisur edhe me shkopinj, teksa disa prej tyre i kanë ndezur në zjarr.
Incidenti vjen në vijim të protestës në kryeqytet, ku më herët janë raportuar hedhje molotovësh, fishekzjarrësh dhe gaz lotsjellës, si dhe përplasje në disa zona të Tiranës.
Situata në sheshin Skënderbej vijon të jetë e tensionuar, teksa aty duket se janë përqëndruar përplasjet. Top Channel

