Nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”Tiranë, kanë bojkotuar mësimin këtë të enjte dhe kanë nisur një protestë në rrugën pranë shkollës. Protesta është shoqëruar me përplasje me policinë, e cila ka nisur shoqërimet e para të nxënësve, mes tensioneve dhe përdorimit të dhunës.
Ndërkohë, edhe në shkolla të tjera të Tiranës dhe në rrethe të ndryshme të vendit, nxënësit kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte dhe në mbështetje të studentëve që vijojnë protestat.

