Lajme Zone
Përplasje me thikë mes kushërinjve në Lushnjë, një i plagosur rëndë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasje me thikë mes kushërinjve në Lushnjë, një i plagosur rëndë

Një konflikt mes dy kushërinjve në Lushnjë ka përfunduar me plagosjen e një 71-vjeçari dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Një konflikt mes dy kushërinjve në Lushnjë ka përfunduar me plagosjen e një 71-vjeçari dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Loni Dhamo”, ku, pas një debati, 60-vjeçari Izet Ymeri dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, 71-vjeçarin Faslli Ymeri.

I plagosuri u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave paraprake, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë së Lushnjës arrestuan 60-vjeçarin dhe sekuestruan thikën e dyshuar të përdorur në konflikt, si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.