Mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt duket se ka nisur një luftë, por sipas avokatit Romeo Kara, motivi është pushteti. Në diskutimin në “Frontline” në Report Tv, ai thotë se tashmë s’ka më asnjë maskë në Partinë Socialiste dhe armiqësitë janë të dukshme. Megjithatë, avokati nënvizon kushtet e pabarabarta të Veliajt pasi ndodhet në burg dhe për më tepër, në atë të Fierit. Por, sipas tij, kryebashkiaku do ta përdorë presionin që pretendon se kryeministri i ka ushtruar për betejën e tij në Gjykatën e Strasburgut. Kostoja, vijon ai, do të jetë përjashtimi i mundshëm nga partia. “Luftë për pushtet mes njerëzve që janë në aleancë për të marrë pushtet. PS është në emergjencë të plotë, maskat kanë rënë dhe armiqësitë kanë dalë hapur. Luftën e kanë me njëri-tjetrin dhe jo me kundërshtarët politikë. Papjekuria me të cilën menaxhuan këtë moment është e papranueshme, jo ligjore përderisa nuk ka filluar me shkakun, me një vizitë, nuk i lejohet ankimimi, ato 7-8 pika nuk janë, nuk ka pasur besoj nga organi i akuzës ndonjë tentativë arratisjeje. Fakti që është kryetar i bashkisë së Tiranës, e ka gjykatën larg dhe është larg menaxhimit të Tiranës. Lufta nuk pati etikën që kur dikush është prapa hekurave, të stopohej. Veliajt iu dha gur i fortë për të thënë që kam presion nga pushteti më i lartë në Shqipëri. Me këtë do të shkojë në Strasburg. Nuk çuditem ta përjashtojnë nga partia”, tha Kara. LEXO EDHE:Nga negociatat me BE, zgjedhjet 2027 dhe protestat, PS mbledh Asamblenë më 14 nëntor Këtij mendimi iu bashkua edhe Përparim Çaça, i cili shton se Veliaj s’ka për t’u sprapsur në këtë përballje. “Qasja që ata kanë është luftë për pushtet. Kanë pasur interesa të caktuara për pushtet, janë prishur këto interesa në mënyrë absolute, nuk ka më asnjë shpresë Veliaj që ta ndihmojë Rama, s’ka ç’të humbë dhe po përballet me të”, tha avokati. P.J / E.H E.H Shqiptarja.com TAG: erion veliaj edi rama lufta veliaj rama perparim caca romeo kara frontline Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.7% Veliajn 23.6% Asnjërin 21.7% Vota total: 598 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
