Lajme Zone
Përplasja që tronditi futbollin italian, klubet e Serie A kundër Malagò për trajnerin Mancini: Vendim i diktuar nga miqësitë dhe loja e padelit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasja që tronditi futbollin italian, klubet e Serie A kundër Malagò për trajnerin Mancini: Vendim i diktuar nga miqësitë dhe loja e padelit

Roberto Mancini do të drejtojë kombëtaren e Italisë, ndërsa Claudio Ranieri do të prezantohet si drejtori i ri teknik.

Emërimi i Roberto Mancinit dhe Claudio Ranierit në krye të projektit të ri të kombëtares italiane ka shkaktuar një stuhi reagimesh në futbollin italian. Vendimi i kreut të Federatës (FIGC), Giovanni Malagò, është pritur me zemërim nga drejtuesit e klubeve të Serie A, të cilët e konsiderojnë procesin e përzgjedhjes të njëanshëm dhe të ndikuar nga marrëdhëniet personale. Sipas Corriere della Sera dhe Gazzetta, presidentët e klubeve elitare italiane kanë kritikuar ashpër mënyrën se si u mor vendimi, duke e cilësuar atë si "triumfin e frymës romane dhe të klubit ekskluziv Aniene", ku Malagò dhe Ranieri janë anëtarë prej vitesh. Madje, disa drejtues e kanë përshkruar situatën si rezultat i "miqësive të ngushta, lojërave të padelit dhe futbollit të kalçetos", duke lënë të kuptohet se lidhjet personale kanë pasur më shumë peshë sesa kriteret profesionale. Pakënaqësia e klubeve është shtuar edhe më shumë nga fakti se ato ishin të gatshme të mbështesnin financiarisht emërimin e Antonio Contes në stolin e Italisë. Megjithatë, sipas raportimeve, ish-trajneri i Juventusit dhe Interit nuk u kontaktua asnjëherë në mënyrë serioze. LEXO EDHE:Kapet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës (VIDEO+EMRI) Presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli, sqaroi se kundërshtimi nuk lidhet me cilësitë e Roberto Mancinit, por me mënyrën se si u zhvillua procesi. Sipas tij, Malagò mori vendimin pa u konsultuar me klubet, pavarësisht mbështetjes që kishte marrë prej tyre. Pas tensioneve të forta në selinë e Ligës në Milano, palët zgjodhën të ulin tonet në publik. Në një deklaratë zyrtare, Simonelli i uroi suksese Mancinit dhe Ranierit në detyrën e re, duke theksuar se tani është momenti që futbolli italian të bashkohet. "Në emër të Ligës Serie A dhe në emrin tim personal, i uroj Roberto Mancinit dhe Claudio Ranierit punë të mbarë. Pas orësh intensive dhe jo të lehta, mbetet të mbështesim zgjedhjen e bërë nga presidenti Malagò. Është koha të shohim përpara me përgjegjësi, unitet dhe bashkëpunim për ta rikthyer futbollin italian aty ku e meriton historia e tij", deklaroi kreu i Serie A. Kujtojmë se Malagò ia besoi rolin e drejtorit teknik të Italisë një figure si Paolo Maldini me këshilltar Leonardon, por të dy u larguan pas vetëm 17 ditësh në detyrë për shkak se nuk bindën dot drejtuesit që të ulnin në stol trajnerin Andrea Pirlo, zyrtarisht për shkak se ky i fundit kishte qenë imazhi i një kompanie bastesh ruse. Megjithatë, pavarësisht toneve pajtuese në komunikatën zyrtare, prapaskenat tregojnë se raportet mes klubeve kryesore të Serie A dhe drejtuesve të sportit italian kanë hyrë në një fazë të re tensioni. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: claudio ranieri Giovanni Malago Roberto Mancini Ezio Simonelli itali Italia serie a Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 8217 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?