Ngërçi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës mbetet pa zgjidhje edhe pas një dite të mbushur me zhvillime politike. Pasditen e së premtes, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bëri sërish thirrje kreut të PDK-së, Bedri Hamza, për një takim, duke thënë se partisë së tij i duhen votat e Vetëvendosjes për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, ndërsa LVV-së do t'i duhet mbështetja e PDK-së për zgjedhjen e presidentit. Më herët gjatë ditës, Vetëvendosje nuk votoi kandidaten e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitakun, çka solli largimin e deputetëve të PDK-së nga salla, ndërprerjen e seancës dhe më pas shtyrjen e saj për të dielën në orën 10:00. “Partisë Demokratike të Kosovës për ta zgjedhur nënkryetarin nga radhët e saj i nevojiten votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo tregon që ka shumë arsye që të takohemi”, deklaroi Kurti. Ai tha se Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, por jo Vlora Çitakun. LEXO EDHE:‘Veteranët’/ Gjykata e Apelit liron nga akuzat ish-kryeministrin e Kosovës dhe 9 të dënuarit e tjerë “Me doemos një deputet të PDK-së do ta votojmë për nënkryetar dhe njëjtë edhe për LDK-në”, u shpreh Kurti. Sipas tij, deri në seancën e së dielës ka ende kohë për të gjetur një zgjidhje, ndërsa shprehu keqardhje që, sipas tij, Bedri Hamza nuk iu përgjigj ftesës për takim. Ngërçi nisi gjatë seancës konstituive, kur deputetët miratuan me 71 vota që pesë nënkryetarët e Kuvendit të votoheshin veç e veç dhe jo në pako. "Nuk ka dakordim për votim në pako, ndaj forma e vetme është votimi individual", deklaroi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. I pari që u hodh në votim ishte kandidati i Vetëvendosjes, Ardian Gola, i cili u zgjodh nënkryetar me 100 vota. Kandidatura e tij u mbështet edhe nga PDK-ja dhe LDK-ja. Përplasja u krijua te votimi për kandidaten e PDK-së, Vlora Çitakun. Deputetët e Vetëvendosjes abstenuan, duke mos i siguruar votat e nevojshme, edhe pse më herët PDK-ja kishte votuar kandidatin e LVV-së. Pas këtij zhvillimi, deputetët e PDK-së u larguan nga salla, ndërsa Haxhiu ndërpreu seancën. Pas largimit nga Kuvendi, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. “Prej sot PDK-ja nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe do ta referojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Ne, me qëllim të konstituimit të Kuvendit, e votuam kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ata nuk e votuan kandidaten tonë”, deklaroi Hamza. Pas ndërprerjes së parë, Haxhiu u bëri thirrje deputetëve të PDK-së të riktheheshin në sallë, por partia nuk ndryshoi qëndrim. Në sallë ishin të pranishëm vetëm 84 nga 120 deputetët. Përpjekja për të vijuar votimin dështoi sërish, pasi edhe deputetët e LDK-së u larguan nga salla, duke kundërshtuar hedhjen në votim të kandidatit të partisë së tretë pa u zgjedhur më parë nënkryetari që i takon PDK-së. Pas largimit edhe të deputetëve të LDK-së, Haxhiu ndërpreu për herë të dytë seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë të dielën në orën 10:00. Ndërkohë, Vetëvendosje këmbëngul se nuk është kundër që PDK-ja të ketë një nënkryetar të Kuvendit, por vetëm kundër kandidaturës së Vlora Çitakut. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi se partia është e gatshme të votojë një kandidat tjetër të PDK-së dhe kandidatin e LDK-së për nënkryetar, por jo Vlora Çitakun. “Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, ashtu siç i takon, dhe natyrisht do të votojë një kandidat të LDK-së për nënkryetar. Por nuk mund ta votojmë zonjën Çitaku”, deklaroi ajo. Kuvendi i Kosovës konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen të pesë nënkryetarët. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi mund të nisë procedura për formimin e Qeverisë së re dhe më pas zgjedhja e presidentit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:24 Kriza politike në Kosovë, Kurti i bën sërish thirrje Hamzës për takim: PDK-së i duhet vota jonë për nënkryetarin, neve e tyre për Presidentin Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bëri sërish thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për një takim, pas ngërçit të krijuar në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarëve.Sipas Kurtit, PDK-së i nevojiten votat e Vetëvendosjes për të zgjedhur nënkryetarin e Kuvendit, ndërsa LVV-së do t'i duhet mbështetja e PDK-së në procesin e zgjedhjes së presidentit.'Partisë Demokratike të Kosovës për ta zgjedhur nënkryetarin nga radhët e saj i nevojiten votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Nevojitet mungesa e bojkotit apo edhe vota kundër e PDK-së, atyre iu nevojitet vota e jonë për, neve na kryen punë edhe vota e tyre kundër. Kjo tregon që ka shumë arsye që të takohemi. Më vjen keq që kryetari i PDK-së nuk më është përgjigjur në mesazh për takim, por këtë e ka bërë publikisht duke thënë që s’kemi nevojë për takim. Unë besoj që kemi nevojë për takim Ashtu siç kemi qenë ne konstruktivë vitin e kaluar, të jenë edhe të tjerët, por më së miri të sqaroheshin në takime të përbashkëta. Në një takim timin me Bedri Hamzën do ta sqaronim se cilët deputetë të PDK-së do të mund të votoheshin nga Lëvizja Vetëvendosje. Nuk kam dërguar ende ftesa, po dua që të takohemi e të bisedojmë që t’i diskutojmë emrat. Sot kemi braktisje të konstituimit të Kuvendit. Më herët thoshin se e kanë me urgjencë se duhet të hymë në seancë dhe të mos dalim deri ta kryejmë konstituimin. Nuk është tepër vonë nëse e bëjmë këtë të dielën”, tha Kurti. I pyetur se pse Vetëvendosje ishte kundër kandidaturës së Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, Kurti iu referua qëndrimeve të mëparshme tw saj ndaj disa kandidateve dhe deputetëve të VV-së.“Ju e dini që vitin e kaluar Vlora Çitaku pat kërkuar që Albulena Haxhiu të tërhiqet, sivjet pati kërkuar që zonja Feride Rushiti të tërhiqet, pardje Vlora Çitaku e bojkotoi votimin e Albulena Haxhiut për kryetare dhe njëkohësisht ka paralajmëruar bojkotin për zgjedhjen e Presidentit”, tha Kurti. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:06 Rifillon seanca konstituive në Kosovë, Haxhiu thirrje PDK-së të kthehet në sallë! opozita refuzon, në Kuvend vetëm 84 deputetë Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i bëri thirrje Partisë Demokratike të Kosovës të rikthehet në sallë, pasi deputetët e saj u larguan në shenjë proteste.Në sallë janë të pranishëm 84 nga 120 deputetët e Kuvendit.PDK-ja braktisi seancën pasi deputetët e Vetëvendosjes nuk votuan kandidaten e saj për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitakun. Më herët, partia njoftoi se nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.Nga ana tjetër, Vetëvendosje ka përsëritur se është e gatshme të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, por jo Vlora Çitakun, duke i bërë thirrje PDK-së të propozojë një emër tjetër. Megjithatë, PDK-ja nuk u rikthye në sallën e Kuvendit. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:23 Deputetja e LDK-së kërkon burg për shkelësit e Kushtetutës së Kosovës: Një mashtrues po e rrënon shtetin Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cilësoi "urgjencë kombëtare" situatën e krijuar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe kërkoi që shkelja e Kushtetutës të kriminalizohet.“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet. Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfjnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Shteti nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, shkroi Bajrami. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 12:46 Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, VV nuk voton Vlora Çitakun: Jemi gati të mbështesim një kandidat tjetër të PDK-së por jo atë! Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se është e gatshme të votojë kandidatin e PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, por jo Vlora Çitakun tha shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci pas ndërprerjes së seancës. Sipas saj, Vetëvendosje i ka bërë përpjekjet e saj për një marrëveshje me PDK-në dhe LDK-në me qëllim për konstitimin e Kuvendit dhe listoi disa prej tyre. “Ka qenë një tentativë për të arritur një marrëveshje politike, në mënyrë që të votohet në pako për të gjithë nënkryetarët, të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet puna. Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, ashtu siç i takon, dhe natyrisht do të votojë një kandidat të LDK-së për nënkryetar. Por nuk mund të votojmë zonjën Çitaku”, deklaroi ajo. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 12:38 Bllokohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, LDK: Ne i votuam kandidatët për nënkryetarë, tani duhet konsensus Lidhja Demokratike e Kosovës tha se nuk e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe se i ka mbështetur kandidatët për nënkryetarë të propozuar nga partitë parlamentare. Sipas saj, zhbllokimi i procesit kërkon konsensus mes grupeve parlamentare.Këtë e deklaroi deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, pas ndërprerjes së seancës konstituive.“Ne në votimin individual për secilin nënkryetar morëm vendim që t’i përkrahim propozimet e grupeve parlamentare, të cilat janë propozime të partive politike dhe që nuk kanë problem me ligjin”, tha ajo.Lushaku-Sadriu theksoi se institucionet duhet të bëhen funksionale sa më shpejt dhe shtoi se votimi në pako për nënkryetarët mund të bëhet vetëm nëse ka konsensus mes grupeve parlamentare. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 12:31 Vetëvendosje nuk votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, kryetari i PDK-së paralajmëron bojkot: Çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.“Prej sot PDK-ja nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe do ta referojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka konsensus. Ne e patë me qëllim të konstituimit të Kuvendit, e votuam të propozuarin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ata nuk e kanë propozuar kandidaten”, tha Hamza.Deklarata erdhi pas ndërprerjes së seancës konstituive, pasi deputetët e PDK-së u larguan nga salla kur Vetëvendosje nuk votoi kandidaten e partisë, Vlora Çitakun, për nënkryetare të Kuvendit. U.D/Shqiptarja.com Share Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: kosove kriza politike ne kosove Albulena Haxhiu Kuvendi i kosoves Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 5017 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

