Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasja GJKKO-Avokatë për rregulloren censuruese, opozita kërkon ndërhyrjen e Kuvendit! Manja: S’kemi kompetencë! Gogu: Kontenta e KiE detyron rishikimin


Teksa GJKKO ka hyrë në një kolaps për shkak të bojkotit të avokatëve të cilët kundërshtojnë rregulloren censuruese, deputete te opozitës në komisionin e ligjeve ngritën shqetësime për situatën. Arjan Ndoja dhe Tedi Blushi kërkuan ndërhyrjen e kuvendit dhe të ministrisë së Drejtësisë

Diskutimet në komisionin e Ligjeve për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit e cila është nënshkruar fillimisht në Luksemburg, më 13 maj 2025, nxitën debatin mbi situatën problematike të krijuar në Gjykatën e Posaçme për shkak të rregullores së re. E hyrë në fuqi në fillim të shtatorit ajo është kundërshtuar me forcë, fillimisht nga gazetarët, e pastaj dhe nga vetë avokatët, bojkoti i të cilëve është shtrirë jo vetëm mbi seancat gjyqësore por dhe ndaj masave të sigurisë. LEXO edhe...Deputetja e PD filmon me celular te ‘Ligjet’, Komici: 5 demokratë të qelbur! Çapja: Turp të kesh! Strazimiri: Kërko falje! (VIDEO) Deputet i Partisë së Lirisë, i shqetësuar për ecurinë e procesit të kreut të kësaj force politike Ilir Meta, Tedi Blushi tha se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje për një kërkesë të tij për ndërhyrjen e parlamentit “Sot ne kemi dy aktorë kuvendin dhe ministrinë e drejtësisë të cilët në vlerësimin tim po heshtin qëllimisht për të nxitur një konflikt sa absurd dhe të qëllimshëm që për mendimin tim ka vetëm një qëllim të pezullojë afatet e paraburgimit për presidentin e partisë së Lirisë Z. Ilir Meta.” Në kundërpërgjigje kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja tha se kuvendi nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë. “Zoti Blushi po ta jap përgjigjen tani që të mos presësh gjë me shkrim, të lutem mos prit gjë me shkrim se nuk e kam kuptuar ende se çfarë kërkon. Ja ku është shkresa, ka një konflikt mes GJKKO dhe Dhomës së Avokatëve, kërkoni ndërhyrjen time si komision por edhe të kuvendit për nxitjen e dialogut ndërinstitucional mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatëve, ore cili është shqetësimi, s’ke shkrujt kurgjo more, ja ku e ke këtu, e kam lexuar dhe e kam para, e kam lexuar me shumë vëmendje,. Zotëri, cili është konflikti? Kërkon që kuvendi të nxisë dialog ndërinstitucional mes GJKKO dhe Dhomës, po të takohen more Dhoma e Avokatëve me GJKKO-në, s’duan të takohen, mos të takohen”, u shpreh Manja. Konventa e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Avokatëve përcakton qartë se avokatët duhet marrin pjesë në mënyrë efektive në të gjitha procedimet në të cilat veprojnë në emër të klientëve të tyre, ndërsa vijon edhe më tej kur thotë se Ushtrimi i të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveçse kur miratohen me ligj.Deputeti demokrat Arjan Ndoja kërkoi shpjegime nga Ministri i Drejtësisë Toni Gogu “Ka dalë një rregullore e GJKKO, a jeni në dijeni ju, dhe a ka bërë stafi juaj ndonjë analizë, dhe a bie kjo rregullore ne kundërshtim me konventën për mbrojtjen e avokatëve që na ka ardhur sot për tu diskutuar në komisionin e ligjeve?” Ministri Gogu u shpreh se sapo konventa të miratohet do t’ia dërgojë atë të gjitha institucioneve për implementim "Sa i përket Rregullores së GJKKO, dhe Konventës. Sapo Konventa të ratifikohet, është detyrim i çdo institucioni shqiptar që të marrë dhe të rishikojë të gjitha aktet e veta. Pas votimit ministria e Drejtësisë ka për detyrë që të vendos në dijeni këto institucione mbi detyrat që ka marrë përsipër shteti shqiptar për t’i marrë në konsideratë" Konventat dhe aktet ndërkombëtare kanë epërsi mbi legjislacionin vendas. K.T./E.H/ReportTv.al toni gogu tedi blushi ULSI MANJA Komisioni i ligjeve rregullorja e GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 3079 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?