Lajme Zone
Kriza në Kosovë, Kurti: Presidenti emergjencë, ta zgjedhim sot dhe të enjten votojmë Specialen
PolitikëPamfleti

Kriza në Kosovë, Kurti: Presidenti emergjencë, ta zgjedhim sot dhe të enjten votojmë Specialen

Në një konferencë për media, Kurti i cilësoi zgjedhjet e mundshme të parakohshme si të paarsyeshme, të panevojshme dhe të kushtueshme.

Kurti në konferencë Kryeministri Albin Kurti i ka cilësuar të paarsyeshme, të panevojshme dhe të kushtueshme zgjedhjet e reja nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues. Ai deklaroi se, nëse presidenti zgjidhet sot, të enjten mund të bëjë betimin dhe më pas të votohet ligji për Dhomat e Specializuara. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar për pasojat që, sipas tij, do të sillte dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin në ditën e fundit të afatit kushtetues.

Në një konferencë për media, Kurti i cilësoi zgjedhjet e mundshme të parakohshme si të paarsyeshme, të panevojshme dhe të kushtueshme.

Ai deklaroi se, nëse presidenti zgjidhet gjatë ditës së sotme, të enjten mund të bëjë betimin, duke i hapur më pas rrugë votimit të ligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara.

Sipas Kurtit, shkuarja në zgjedhje do të kishte pasoja edhe për angazhimin e institucioneve të Kosovës lidhur me procesin në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti tha se nuk e ka ndërlidhur çështjen e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së me zhvillimet e brendshme politike dhe institucionale apo me zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, bëhet fjalë për dy çështje që tejkalojnë interesat e një partie politike dhe janë çështje të interesit të përbashkët kombëtar.

Kryeministri tha gjithashtu se beson se vendimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të korrigjohet në Apel.

“Ne nuk mund t’i mohojmë pengesat e menjëhershme drejt atij synimi. Moszgjedhja e presidentit na çon direkt në zgjedhje, por na pamundëson të gjithëve të merremi me strategjinë shtetërore e kombëtare. Nuk do të mund të fillojmë të merremi me çështjen e Apelit gjatë vitit të ardhshëm, por duhet të merremi këtë muaj”, ka thënë ai.

Kurti theksoi se katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar në shkallë të parë, ndërsa Kosova mund të shkojë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet çështja e presidentit.

Ai argumentoi se ndryshimet ligjore nuk mund të përmbyllen brenda natës, ndërsa pasojat e moszgjedhjes së presidentit janë të menjëhershme për shkak të përfundimit të afatit kushtetues.

“Sot e sonte e kemi temën e presidentit. Ne jemi konstruktivë, të përgjegjshëm e bashkëpunues. Kemi bërë katër hapa drejt realizimit të kërkesës së PDK-së”, ka thënë ai.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i japë 62 vota bashkë me komunitetet nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e votave të saj për emrin e Bekim Sejdiut për president.

“Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë ai.

Kurti tha se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër, mjaftojnë të jenë në seancë.

“Ata mund të votojnë edhe kundër. Sa herë kanë kërkuar prej nesh, ne kemi qenë të gatshëm për votën për, e ne po e kërkojmë gjysmën e tyre kundër”, ka thënë Kurti në konferencë për shtyp.

Deklaratat e Kurtit vijnë ndërsa Kuvendi ndodhet përballë dy çështjeve që kanë përplasur forcat politike: zgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues dhe votimit të ndryshimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara. kurti kosova Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Kosova pa President, kush do t’i shpallë zgjedhjet? Kushtetuta përballë një skenari pa përgjigje 6 Tetor 2026, 15:2515:25Kosova Orët e fundit të afatit për presidentin, Kurti në takim me Haxhiun dhe Konjufcën 6 Tetor 2026, 14:4814:48Kosova Bedri Hamza i prerë: Nuk ka takim me Kurtin derisa të votohet ligji për Specialen! 6 Tetor 2026, 13:3513:35Kosova Nis protesta para Kuvendit, deputetët e PDK-së drejt sallës: Të votohet ligji për Specialen, Kosova nuk do zgjedhje të reja! 6 Tetor 2026, 12:0612:06Kosova Haxhiu letër Kushtetueses, kërkon sqarim për kompetencat e Presidentit pas skadimit të mandatit 6 Tetor 2026, 11:1211:12Kosova Hamza kërkon seancë urgjente për Ligjin për Specialen: Mungesa e vullnetit politik po kontribuon në destabilizimin e vendit 6 Tetor 2026, 11:0411:04Kosova