Lajme Zone
Përplasi për vdekje me motor 75-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasi për vdekje me motor 75-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e 3 tetorit në Tiranë, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet.

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e 3 tetorit në Tiranë, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35 në Rrugën e Dibrës. Sipas Policisë, motomjeti që drejtohej nga 20-vjeçari Eri Markaj ka aksidentuar këmbësoren Shpëtime Muça, 75 vjeçe. E plagosura u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë rreth orës 22:40. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit, Eri Markaj, i cili ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.